Sisteme Smart
Një qytet i ndërlidhur mund të krijojë një atmosferë më të mirë për një eksperiencë më të mirë të jetës si dhe të nxisë rritjen ekonomike. Sistemet ekzistuese brenda një zone urbane mund të përmirësohen duke lejuar mbledhjen, integrimin dhe analizën e të dhënave në lidhje me aspekte të ndryshme të shërbimeve si trafiku, energjia, shërbimet e komunikimit dhe shërbimet e tjera të përqendruara tek qytetarët.
Nevoja për të dhëna funksionale në kohë reale është gjithnjë në rritje brenda mjediseve tona që po ndryshojnë me shpejtësi, prandaj nevoja për një informacion të tillë dhe teknologjitë inovative ‘Smart’ është e dukshme.